Youth Lab Candy Scrub & Mask
YouthLab Candy Scrub & Mask Peeling i fuqishëm që lehtëson poret e bllokuara pa irrituar, ndërkohë që gjallëron lëkurën pa i hequr hidratimin natyror. Eksfoliant i fortë, por dhe i butë me lëkuren i cili gjithashtu funksionon si maskë, nëse aplikohet për më gjatë,duke hequr në mënyrë efektive ndotësit dhe duke çliruar poret e bllokuara të lëkurës. Veprimi i tij intensiv, pastrues e lë lëkurën të butë duke hequr plotësisht qelizat e vdekura dhe lëkurën e ngurtësuar, pa ndryshuar dhe prishur filmin natyror hidrolipidik të lëkurës.Shijoni një lëkurë të lëmuar, rrezatuese dhe të freskët, pa njolla të zeza dhe me pore më pak të dukshme. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe lëkurat e ndjeshme / të thata, pasi nuk shkakton acarim. Vendoseni në lëkurë të lagur me lëvizje të buta masazhi, duke shmangur zonën e syve. Për rezultate më të mira, lëreni të veprojë për 5 minuta. Hiqeni me ujë të vakët. Përdoreni atë 1-2 herë në javë .