Vitrevit forte me pika
Shtesë ushqimore e vitaminës D me DHA (acid dokosaenoik) për bebe dhe fëmijë. Vitamina D kontribuon në perthithjen normale dhe përdorimin e kalciumit dhe fosforit, në mirëmbajtjen normale të kockave dhe funksionimin e muskujve, në nivele normale të kalciumit në gjak, në dhëmbë te shëndetshëm dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar. Këshillohet të merrni 0,5ml në ditë. Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg dritës, në temperaturë nën 25°C. Pas hapjes ruhet në 2-8˚C dhe konsumohet brenda 30 ditësh.