Vitabiotics Wellteen Him
Në ditët e sotme të rinjtë kanë një jetesë më të vrullshme, me jetë sociale të ngarkuar, netë të vona dhe mëngjese të hershme, studime dhe sporte. Sigurimi i një diete të shëndetshme dhe të balancuar është thelbesor por nuk është prioritet në një stil jete si ai i adoleshentëve. Wellteen Him është zhvilluar veçanërisht për adoleshentët dhe meshkujt e rinj të moshës 13-19 vjeç, duke ofruar një gamë të gjerë të vitaminave, mineraleve, Co-Q10 dhe ekstraktet bimore, Likopen, për të përmbushur nevojat ditore. Një marrje e mirë ushqimore gjatë adoleshencës ndihmon në krijimin e një shëndeti afatgjatë. Adoleshentët kanë nevojë të kenë vitamina dhe minerale të nevojshme për të siguruar zhvillim të shëndetshëm gjatë periudhës së rritjes, plus ato kalojnë ndryshime të mëdha fizike dhe psikologjike në trupat e tyre. Këto vite janë më të rëndësishmet në ndryshimet hormonale, dhe patjetër në stres emocional. Studimet, sportet dhe një jetë sociale e zënë ka koston e vet. Wellteen Him përfshin vitaminat B6, B12 dhe vitamina C të cilat kontribuojnë në një nivel energjitik normal dhe reduktimin e lodhjes dhe plogështisë.
Një gamë nutrientësh përfshirë zinkun, selenium, hekur, acid folik, vitaminat B6 & B12 dhe vitamina D ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Wellteen Him ofron një nivel efektiv të vitaminës D me 800UI (20µg) në formën e preferuar D3. Vitamina C gjithashtu ndihmon në rritjen e imunitetit gjatë dhe pas aktivitetit fizik që është shumë i rëndësishëm për ato që merren me sport. Lëkura dhe flokët Disa nutrientë janë shumë të rëndësishëm në mbajtjen e një lëkure të shëndetshme, plus selenium dhe zink kontribuojnë në flokë dhe thonj të shëndetshëm. Një gamë nutrientësh përfshirë zinkun, selenium, hekur, acid folik, vitamina B6 & B12 dhe vitamina D ndihmojnë ne forcimin e sistemit imunitar. Wellteen Him ofron një nivel efektiv të vitaminës me 800UI (20µg) në formën e preferuar D3. Vitamina C kontribuon në rritjen e imunitetit gjatë dhe pas aktivitetit fizik.