Vitabiotics Wellteen Her

https://farmacisara.al/web/image/product.template/5992/image_1920?unique=54d1c08

Në ditët e sotme të rinjtë kanë një jetesë më të vrullshme, me jetë sociale të ngarkuar, netë të vona dhe mëngjese të hershme, studime dhe sporte. Sigurimi i një diete të shëndetshme dhe të balancuar është thelbësor por nuk është prioritet në një stil jetese si ai i adoleshentëve.
Wellteen Her është zhvilluar veçanërisht për adoleshentet dhe femrat e reja të moshës 13-19 vjeç, duke ofruar një gamë të gjerë të vitaminave, mineraleve, Co-Q10, L-Carnitine, fara rrushi dhe ekstrakt boronice. Një marrje e mirë ushqimore gjatë adoleshencës ndihmon në krijimin e një shëndeti afatgjatë. Adoleshentet kanë nevojë të kenë vitamina dhe minerale të nevojshme për të siguruar zhvillim të shëndetshëm gjatë periudhës së rritjes, plus ato kalojnë ndryshime të mëdha fizike dhe psikologjike në trupat e tyre. Këto vite janë më të rëndesishmet në ndryshimet hormonale, dhe patjeter stresi emocional. Wellteen Her është një formulë e balancuar me kujdes për të ndihmuar në vitalitet dhe mirëqënie. Ajo ofron vitaminën B6 që kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal. Ajo gjithashtu përfshin hekur që kontribuon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinën. Disa statistika tregojnë që dieta e adoleshentëve mund të jetë e ulet me disa nutriente siç është hekuri. Kjo është e vërtetë sidomos për femrat e reja sepse hekuri mund të jetë vital gjatë pubertetit, kur menstruacionet nisin, dhe është i rëndesishëm gjatë ciklit mujor. Disa nutriente janë shumë të rëndësishëm në mbajtjen e një lëkure të shëndetshme, plus selenium dhe zink kontribuojnë në flokë dhe thonj të shëndetshëm. Studimet, sportet dhe një jetë sociale e zënë ka koston e vet. Wellteen Her përfshin vitaminat B6, B12 dhe vitamina C të cilat kontribuojnë në një nivel energjitik normal dhe reduktimin e lodhjes dhe plogështisë.
Një gamë nutrientësh përfshirë zinkun, selenium, hekur, acid folik, vitaminat B6 & B12 dhe vitamina D ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Wellteen Her ofron një nivel efektiv të vitaminës D me 800UI (20µg) në formën e preferuar D3. Vitamina C gjithashtu ndihmon në rritjen e imunitetit gjatë dhe pas aktivitetit fizik që është shumë i rëndësishëm për ato që merren me sport.

1.500,00 L 1500.0 ALL 1.500,00 L

1.500,00 L

Not Available For Sale

    This combination does not exist.

    Terms and Conditions
    30-day money-back guarantee
    Shipping: 2-3 Business Days