Vitabiotics Wellbaby shurup multivitaminik
Ky shurup është ideal për bebe dhe fëmijë të vegjël nga 6 muajsh deri në 4 vjeç dhe ofron një sasi të balancuar të 14 vitaminave esenciale dhe mineraleve. Gjithashtu përmban malt nga alpet Zvicerane; me shije portokalli të cilën i vogli juaj do e pëlqejë. Formula e shirupit multivitaminik Wellbaby përmban vitaminë A, C dhe D. Departamenti i Shëndetit i Mbretërisë së Bashkuar rekomandon që të gjithë fëmijëve nga 6 muaj deri në 5 vjeç tu jepet një suplement që përmban këto vitamina.† Wellbaby Multi-vitamin Liquid kujdeset për sasinë e nutrientëve në momentet kur fëmija juaj ka një kërkesë të shtuar për to për të mbështetur rritjen e shpejtë të trupit dhe zhvillimin e shpejtë të muskujve, kockave, gjakut dhe trurit. Nutrientë kyç përfshijnë hekurin, i cili kontribuon në zhvillimin normal të funksioneve konjitive, dhe vitaminë D, që është e nevojshme për rritjen normale dhe zhvillimin e kockave tek fëmijët. Vitamina D gjithashtu kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar. Për komoditet dhe për të shmangur derdhjen ne rekomandojmë përzierjen e shirupit me qumështin apo lëngun e zakonshëm të fëmijës tuaj. (Shiko udhëzime mbi përdorimin për më tepër informacion) †Vetëm nëse fëmija juaj nuk merr 500ml qumësht formulë në ditë, pasi qumështi formulë i ka këto vitamina të shtuara në të. Është e thjeshtë të vëzhgoni ndryshimet e fëmijës tuaj në peshë dhe madhësi ndërkohë që fëmija juaj rritet, por nuk është aq e lehtë të shikoni ndryshimet që po ndodhin brënda trurit të tij. Që nga momenti i lindjes bebja shikon dhe mëson me një shpejtësi të pabesueshme. Me kalimin e kohës, truri i bebes tuaj do zhvillojë aftësitë e perceptimit, mendimit, kujtesës, gjuhës dhe koordinimit fizik dhe ky proçes mësimi gradual quhet zhvillim i funksioneve konjitive.