Vitabiotics Ultra Vitamin C

https://farmacisara.al/web/image/product.template/3940/image_1920?unique=6356f95

Ultra Vitamin C ofron një çlirim gradual të vitaminës C e cila është formuluar me 25mg bioflavonoide të qitros, për një përthithje dhe efekt maksimal. Ultra Vitamin C ofron efekte antioksiduese dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe atij nervor. Rrit përthithjen e hekurit, një mineral esencial për një formacion të shëndetshëm të gjakut dhe mbështet formimin e kolagjenit. Ultra Vitamin C është veçanërisht e përshtatshme për: Bioflavonoidet janë një grup pigmentesh bimore që janë përgjegjës për ngjyrat tek shumë fruta. Bioflavonoidet e qitros janë ato flavonoide që gjenden tek frutat që i përkasin familjes të qitros siç janë : limoni, portokalli, grejpfruti etj. dhe që janë të njohur për përbërjen e pasur me vitaminë C. Radikalet e lira prodhohen në sasi të mëdha gjatë ekspozimit të trupit në prani të ndotësve, diellit dhe shumë faktorë të tjerë siç janë tymi i cigareve dhe ushqimet e shpejta. Vitamina C përforcon aftësinë e trupit për të neutralizuar radikalet e lira duke kontribuar në mbrojtjen e qelizave ndaj stresit oksidativ. Vitamina C është një kofaktor në sintezën e kolagjenit, substancës që mban lëkurën elastike. Ajo kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të kockave, dhëmbëve, kërceve, lëkurës dhe enëve të gjakut. Vitamina C është e rëndësishme për shëndetin dhe mirëqënien në tërësi sepse kontribuon në zhvillimin normal të të gjithë proceseve të sistemit imunitar dhe atij nervor.

1.200,00 L 1200.0 ALL 1.200,00 L

1.200,00 L

Not Available For Sale

    This combination does not exist.

    Terms and Conditions
    30-day money-back guarantee
    Shipping: 2-3 Business Days