Vitabiotics Pregnacare Original
Suplementi Pregnacare Original përmban një formulë të përbërë nga 19 vitamina dhe minerale shumë të rëndësishme. Pregnacare përmban 400mcg acid folik dhe 10mcg vitamin D aq sa janë dhe sasitë e rekomanduara nga Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo formulë është përgatitur nga ekspertët në mënyrë të tillë që të gjithë përbërësit të janë në nivele të sigurta për shëndetin e nënës dhe fëmijës. Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar rekomandon për nënat e ardhshme një sasi ditore prej 400mcg acid folik që nga momenti që fillojnë tentativat pë shtatzani deri në javën e 12 të saj. Kjo është ekzaktësisht sasia që përmban Pregnacare.
Suplementi i acidit folik rrit nivelin e folatit tek nënat. Një nivel i ulët i folatit është faktor rrisku në zhvillimin e problemeve në tru, shtyllë kurrizore dhe palcë kurrizore tek fetusi. Acidi folik vjen në ndihmë edhe pas javës së 12-të pasi kontribuon në rritjen e gjëndrrave mamle gjatë shtatzanisë. E rëndësishme: Disa formulime të suplementeve për shtatzani nuk përfshijnë sasinë ekzakte të vitaminës D (10mcg) të rekomanduar nga Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar për të gjithë nënat shtatzanë apo ato që ushqejnë me gji. Shumë studime kanë treguar rëndësinë e marrjes të sasisë së saktë të një numri vitaminash dhe mineralesh gjatë gjithë shtatzanisë por dhe si kujdes i mëtejshëm. Pregnacare mundëson një shumëllojshmëri shtesash ushqimore për një mbulim sa më të gjerë të nevojave të nënave, por të gjitha në sasi të balancuara me kujdes. Pregnacare përfshin vitaminë B2, B6 dhe B12 që ndihmojnë në formimin e shëndetshëm të qelizave të kuqe të gjakut.