Vitabiotics Pregnacare New Mum

https://farmacisara.al/web/image/product.template/4210/image_1920?unique=1d325ec

Pregnacare New Mum ofron një formulim nutricional të balancuar me një numër të madh mikronutrientësh që ndihmojnë nënat në periudhën pas lindjes për të plotësuar të gjithë nevojat e organizmit të tyre. Ky produkt është i përshtatshëm për tu marrë në çdo kohë pas shtatzanisë dhe ka nutrientët e përshtatshëm për mbështetjen e çlirimit normal të energjisë dhe shëndetit të lëkurës dhe flokëve. Kjo formulë e avancuar përmban nutrientë si vitamina B12 dhe hekuri, të cilët kontribuojnë në reduktimin e lodhjes dhe mungesës të energjisë. Ky formulim gjithashtu përfshin kolagjen me origjinë detare, bioflavonoide të qitros dhe ekstrakt të farave të rrushit, plus vitamina esenciale dhe minerale. Shëndeti i flokëve dhe lëkurës ndryshon me kalimin e viteve por me siguri koha në të cilën ju do vini re më shumë ndryshim do jetë pas shtatzanisë dhe lindjes. Ndryshimet që ndodhin në trupin e femrave gjatë shtatzanisë mund të kenë impakt në shëndetin e flokëve. Skalpi dhe flokët e shëndetshme vijnë nga ushqimi i tyre me nutrientët e përshtatshëm. Për këtë formula e Vitabiotics përfshin zink dhe slenium që kontribuojnë direkt në mirëmbajtjen e gjëndjes të flokëve. Pregnacare New Mum përfshin në formulën e saj biotinë dhe niacinë (vitaminë B3) që kontribuojnë në mirëmbajtjen e lëkurës plus vitaminë C që ndihmon në prodhimin normal të kolagjenit për një lëkurë të shëndetshme.

2.400,00 L 2400.0 ALL 2.400,00 L

2.400,00 L

Not Available For Sale

    This combination does not exist.

    Terms and Conditions
    30-day money-back guarantee
    Shipping: 2-3 Business Days