Ursapharm Hylo Comod

https://farmacisara.al/web/image/product.template/6132/image_1920?unique=54d1c08

Trajtimi klasik për tharje të syrit Lotët janë më shumë se thjesht ujë…
Në fakt filmi i lotëve që mbulon sipërfaqen okulare ka një strukturë mjaft të komplikuar. Shtresa më e jashtme është një shtresë e hollë lipidesh që ngadalëson avullimin e shtresës ujore më poshtë. Faza ujore luan një rol të rëndësishëm në ushqyerjen e sipërfaqes okulare me oksigjen dhe nutrientë. Një shpërndarje e barabartë e filmit të lotëve garantohet nga një shtresë e tretë që është në kontakt direkt me kornean dhe konjuktivën. Sodium hyaluronati endogjen që gjendet në sy në mënyrë natyrale është një lubrifikant ideal me veprim të zgjatur dhe intensiv në sy. Falë strukturës kimike, sudium hyaluronate lidhet dhe mban sasi uji disa herë sa pesha e vet. Ngjitet në mënyrë perfekte me sipërfaqen okulare dhe formon një film të qëndrueshëm dhe uniform që mban syrin e lubrifikuar. Konservuesit, të cilët janë të dizenjuar për të ruajtur pikat për sy nga kontaminimi gjatë ruajtjes apo përdorimit, mund të ndikojë në filmin natyral të lotëve dhe të dëmtojë qelizat në sipërfaqen okulare. Gjithashtu mund të shkaktojnë reaksione intolerance. Për këtë arsye librifikantët okularë janë pa konservantë. Kjo aplikohet dhe tek Hylo Gel që falë paketimit multi-dozë të patentuar, parandalon kontaminimin e përmbajtjes në një mënyrë unike. Fosfatet që janë të përdorura gjerësisht në pikat për sy mund të kenë një efekt dëmtues në korneat e dëmtuara. Lidhja e fosfateve me kalciumin, i cili çlirohet nga qelizat e dëmtuara korneale, mund të formohen kalcifikime që dëmtojnë në mënyrë të përhershme shikimin. Për këtë arsye pikat për sy që përdoren në një sipërfaqe okulare të thatë dhe të dëmtuar nuk duhet të përmbajnë fosfate. Hylo Gel nuk përmban fosfate prandaj nuk përbën rrezik për kalcifikime korneale.

1.870,00 L 1870.0 ALL 1.870,00 L

1.870,00 L

Not Available For Sale

    This combination does not exist.

    Terms and Conditions
    30-day money-back guarantee
    Shipping: 2-3 Business Days