Tussavit Shurup
Produkt mjekesor bimor i përdorur si ekspektorant në kollë dhe në të ftohurin e zakonshëm. Tussavit shurup për kollë përdoret nga të rriturit, adoleshentët dhe fëmijët mbi 2 vjeç. Nëse jeni shtatzanë ose po ushqeni me gji, po mendoni për një shtatzani konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para se ta merrni këtë shurup.
Meqenëse nuk ka mjaftueshëm të dhëna, përdorimi gjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji nuk rekomandohet. Tussavit shurup duhet të merret midis vakteve. Sa më gjatë ta mbani në gojë, aq më i mirë do jetë efekti i shurupit.
Konsultohuni me doktorin nëse simptomat përkeqësohen ose vazhdojnë për më shumë se 5 ditë. Mbani shurupin larg fëmijëve. Mos e përdorni pas datës së skadencës në paketim. Ruajeni nën 25°C. Mund të përdoret deri në 6 muaj pas hapjes së shurupit.