Tavipec Kapsula për kollë
Tavipec është një medikament bimor për trajtimin e simptomave të bronkitit akut dhe si trajtim mbështetës i rinosinuzitit ose kollës në të rritur dhe adoleshentët mbi 12 vjeç. Çdo kapsulë Tavipec përmban 0,15gr vaj livando. Nëse jeni shtatzanë ose po ushqeni me gji, po mendoni për një shtatzani konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para se ta merrni këtë produkt.
Meqenëse nuk ka mjaftueshëm të dhëna, përdorimi gjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji nuk rekomandohet. Udhëzime mbi përdorimin: Këshillohet marrja e 2 kapsulave tre herë në ditë 30minuta para ushqimit.