Tachipirina Paracetamol 500mg (tableta)

https://farmacisara.al/web/image/product.template/4344/image_1920?unique=1f5ab3d

Tachipirina përmban principin aktiv paracetamol i cili funksionon duke ulur temperaturën (antipiretik) dhe lehtësuar dhimbjen (analgjezik). Tachipirina përdoret tek të rriturit dhe adoleshentët për: trajtimin simptomatik të gjendjeve febrile si gripi, sëmundje ekzantematoze (sëmundje infektive tipike për fëmijët dhe adoleshentët), sëmundjet akute të traktit respirator, etj. dhimbje me origjinë dhe natyrë të ndryshme (dhimbje koke, nevralgji, dhimbje muskulore dhe manifestime të tjera të dhimbshme). Bisedoni me mjekun tuaj nëse ju / fëmija juaj nuk ndiheni më mirë ose nëse ndjeheni më keq pas 3 ditësh nga trajtimi. Tachipirine 500 mg është një anti-inflamator dhe mund të përdoret gjithashtu për dhimbje të fytit dhe dhimbje koke. Përdoreni këtë medikament gjithnjë duke ndjekur saktësisht atë që thuhet në broshurën brenda paketës ose udhëzimet e mjekut tuaj dhe / ose farmacistit. Nëse nuk jeni i sigurt, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj. Të rriturit Doza e rekomanduar është një tabletë, për tu përsëritur nëse është e nevojshme pas 4 orësh, pa kaluar më shumë se 6 tableta në ditë. Në rastin e dhimbjeve të forta ose etheve të larta, 2 tableta Tachipirina 500, që duhen përsëritur, nëse është e nevojshme, pas jo më pak se 4 orë. Tek të rriturit, doza maksimale orale është 3000 mg paracetamol në ditë. Mos përdorni Tachipirine për më shumë se 3 ditë rresht pa u këshilluar me mjekun tuaj. Mjeku duhet të vlerësojë nevojën për trajtim për më shumë se 3 ditë rresht. Substanca aktive është: paracetamoli (secila tabletë përmban 500 mg paracetamol) Përbërësit e tjerë janë: celuloza mikrokristaline, povidoni, niseshteja pregelatinizuese, acidi stearik, natriumi kroskarmelozë. Nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji ose planifikoni të mbeteni shtatzënë, këshilloni mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni këtë medikament. Edhe pse studimet e kryera për paracetamolin gjatë shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji nuk kanë treguar ndonjë kundërindikacion të veçantë për përdorimin e paracetamolit dhe as nuk kanë shkaktuar efekte anësore tek nëna ose fëmija, rekomandohet që të merrni këtë medikament vetëm në rastet e nevojave reale dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të mjekut.

618,00 L 618.0 ALL 618,00 L

618,00 L

Not Available For Sale

    This combination does not exist.

    Terms and Conditions
    30-day money-back guarantee
    Shipping: 2-3 Business Days