Solgar Magnesium Citrate
Magneziumi konsiderohet nga ekspertët si jetësor në kryerjen e proceseve vitale të organeve në trupin tonë. Ky produkt nga Solgar vjen në formën e citratit të Magnesiumit 200 mg e cila është një formë shumë e përthitshme e këtij minerali krahasuar me format e tjera të zakonshme që janë në treg të oksideve. Për këtë arsye Magnesium Citrate është ideal për individët që kanë probleme me traktin tretës apo ato që nuk i përthithin format e tjera të këtij minerali me lehtësi. Përveç konsumimit më të lartë të ushqimeve të pasura me magnesium, si zarzavatet, arrat dhe farat përdorimi i 2 tabletave në ditë Solgar® Magnesium Citrate, është një mënyrë shumë e mirë për mbështetjen e mirëqenies së organizmit.