Skincode 24h vitalizing lift serum-in-oil
Një “beauty booster” për lëkurë me pamje më rrezatuese & të ngritur Vaj për fytyrën me veprim të shumëfishtë që kombinon përfitimet e një serumi lifting me komfortin e vajrave thellësisht ushqyes, të pasura me acide yndyrore Omega-3 dhe Omega-6 që e bejnë lëkurën të shëndetshme, të butë dhe të mëndafshtë. Vaji i çmuar nga Jojoba dhe Susami kombinohen me një Kompleks forcues nga Piperi Sichuan për të hidratuar dhe rigjeneruar lëkurën përgjatë 24 orëve. Lëkura duket më e tërhequr dhe shenjat e para të rrudhave dhe vijave zbehen. Një formulë e butë, e lehtë që përthithet menjëherë dhe jep ndjesinë e qetësisë, komfortit, butësisë dhe pamje rrezatuese. Për të gjitha tipet e lëkurave, në veçanti për lëkurë normale, të thatë dhe shumë të thatë. Pa ngjyrues, parfum, konservantë, paraben ose derivate shtazore. E testuar dermatologjikisht. Pas pastrimit, apliko dy deri në tre pika në pëllëmbë të duarve. Butësisht preso mbi lëkurë dhe masazho. Mund të përdoret në mëngjes dhe në darkë ose kurdoherë që lëkura ka nevojë për më shumë rrezatim dhe kujdes. Shmang kontaktin me sytë. Për rezultate të dukshme dhe lifting të mëtejshëm, ndiqni hapat e Masazhit Face Lift të Skincode. Masazhi Face Lifting I Skincode Hapi 1: Hidh tre pika në pëllëmbë të dorës. Butësisht preso dhe masazho mbi lëkurë me presion të lehtë dhe veprime rrethore. Hapi 2: Vendos gishtat në mjekër pranë njëra tjetrës me drejtim për sipër. Butësisht rrëshkit përgjatë vijës së nofullës, me veprime rrethore drejt veshëve me presion të mesëm. Përsërit 6 herë. Hapi 3: Masazho serumin-në-vaj mbi lëkurë duke përdorur pjesën e sheshtë të majave të gishtave, duke filluar nga mesi i buzës së sipërme drejt veshëve; pranë vrimave të hundës drejtë veshëve; anës hundës, sipër mollëzave dhe drejt veshëve. Përdor veprime rrëshqitëse. Përsërit 6 hërë.