S&R Farmaceutici Egregia
Egregia është një suplement ushqimor me përmbajtje: Revifastlipo®, trans-Resveratrol, Polydatin, Lipoic Acid, Magnezium, Acid Folik dhe Vitaminë D, që shërben si mbështetës i organizmit në prani të manifestimeve metabolike në PCOS (Sindromi i ovarit polikistik). Rekomandohet të merrni dy tableta në ditë për 15 ditë dhe më pas të merrni 1 tabletë në ditë larg vakteve. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Suplementet ushqimore nuk synojnë të zëvendësojnë një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar. Produkti është vetëm për të rritur. Përdorimi i kombinuar me ilaçe mund të bëhet vetëm nën mbikëqyrjen mjekësore. Në raste të rralla, acidi lipoik mund të shkaktojë hipoglicemi.