Rilastil Daily Care Purifying Cleansing Gel
Xhel pastrues i freskët dhe delikat për pastrimin e përditshëm të fytyrës të lëkurës së ndjeshme, të yndyrshme, mikse dhe të prirur ndaj akneve me Corallina Officinalis dhe Capryloil Glycine. Xheli pastrues kur bie ne kontakt me ujin, krijon një shkumë të butë e cila pastron tërësisht lëkurën, largon në mënyrë efektive sebumin e tepërt, papastërtitë e lëkurës e mbetjet kozmetike, pa e tharë atë. Me lëvizje të buta masazhuese, aplikoni një sasi të vogël xheli në lëkurën e fytyrës të lagur me ujë. Shpëlajeni me ujë të bollshëm. Vetëm për përdorim të jashtëm. Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë. Nëse produkti bie në sy, shpëlajeni tërësisht me ujë. Mbajeni produktin larg nxehtësisë dhe të mbyllur siç duhet.