Rilastil Aqua Legere Cream
Specifik për fytyrën, rikthen barrierën e lëkurës duke parandaluar humbjen e ujit (Ceramidet). Rilastil Aqua është linja e plotë e produkteve për hidratimin e lëkurës, për të mbajtur lëkurën tuaj të freskët, tonike dhe për të parandaluar rrudhat. Për një veprim efektiv hidratues, linja Rilastil Aqua parashikon përdorimin e përditshëm të kremit LEGERE të kombinuar me pastruesin dhe me maskën dy herë në javë. Trajtimi i rekomanduar është në gjendje të rivendosë nivelin e duhur të hidratimit të lëkurës (Acidi Hyaluronic me peshë të lartë molekulare për hidratim sipërfaqësor dhe peshë të ulët molekulare për hidratim të thellë) dhe ta bëjë lëkurën e fytyrës të ndritshme dhe të butë (Vaj Aguliçe e Mbrëmjes me Omega 6). Aplikoni Aqua Legere Cream ne fytyrë dhe në qafë , masazhojeni butësisht në mënyrë rrethore. Nëse produkti ka kontakt me sytë, shpëlajeni tërësisht me ujë. Mbajeni larg nxehtësisë dhe të mbyllur siç duhet.