Power of Nature Magnesium Direct 350mg
Power Health Magnesium Direct 350mg Kombinim i 2 llojeve të ndryshme të magnezit në përqëndrim të lartë, të cilët në kombinim me vitaminën B6 kontribuojnë në funksionimin normal të proceseve metabolike, që synojnë prodhimin e energjisë, si dhe funksionimin normal të sistemit nervor. Magnezi ndihmon në reduktimin e lodhjes, ekuilibrin e elektroliteve, funksionin normal të muskujve dhe funksionin normal psikologjik. Vitamina B6 kontribuon në metabolizmin normal të proteinave, glikogjenit si dhe në rregullimin e aktivitetit hormonal. Komponentët: -Magnez 350 mg (Citrat 150 mg, Oksid 200 mg) -Vitaminë B6 2 mg Pa: gluten, laktozë, konservues, ngjyra artificiale. Me ëmbëlsues. I përshtatshëm për veganët. Merrni 1 qese magnez në ditë duke e tretur menjëherë në gojë, pa pasur nevojë të përdorni ujë.