Pharmaceris Medic Protection Special Protection Cream (SPF 100+)
Pharmaceris Medic Protection Special Protection Cream SPF 100+ For Face And Body Kremi parandalon ndryshimet e padëshiruara të lëkurës që vijnë nga ekspozimi në diell, duke siguruar mbrojtje intensive gjatë gjithë vitit për lëkurën që ka nevojë për masa mbrojtëse të veçanta. Parandalon shfaqjen e djegieve nga dielli, acarimit dhe inflamacionit, skuqjes, naevi-ve të pigmentuara dhe reaksioneve alergjike të shkaktuara nga dielli duke formuar një ekran që redukton depërtimin e rrezeve të dëmshme të diellit me spektër të gjerë si rrezatimi UVA, UVB, IR dhe HEV në shtresat e thella të lëkurës. Falë vajit natyral Canola dhe ekstraktit të algave vajore, kremi ndihmon në ruajtjen e lagështisë optimale të lëkurës dhe niveleve të lipideve për të parandaluar skuqjen. Parandalon tharjen e lëkurës, eleminon shqetësimin dhe djegien dhe forcon barrierën lipidike epidermale. Për përdorim të përditshëm në trup dhe fytyrë përveç zonës së syve. Aplikoni një sasi të mjaftueshme të kremit (2mg/cm2) në fytyrë, pjesë të ekspozuara të trupit dhe zona veçanërisht të ndjeshme 20-30 minuta para ekspozimit në diell.
Aplikojeni përsëri kremin çdo 2 orë dhe çdo herë pas kontaktit me ujin, tharjes me peshqir ose djersitjes së madhe.