Onovo Flexonorm

https://farmacisara.al/web/image/product.template/5365/image_1920?unique=3604c77

Mirëqenie për kocka, nyje dhe kërce! Dobitë: Nyjet janë pikat kontaktuese mes më shumë se 200 kockave dhe janë të formuara për të lejuar lëvizjen. Skajet e këtyre kockave dhe nyjeve mbulohen nga kërci dhe lëngu sinovial. Lëngu mban kërcet të shëndetshme dhe i mundëson nyjeve të lëvizin pa probleme. Glukozamina dhe kondroitina janë komponente të rëndësishme strukturore të kërcës, një ind lidhës i cili vepron si mbrojtës midis nyjeve dhe kockave. Shkatërrimi i kërcit ndodhë kur nivelet e këtyre komplekseve fillojnë të bien. Prania e kalciumit, magnezit, vitaminës D3 dhe zinkut rrit mirëqenien e nyjeve në një nivel më të lartë. Glukozamina është një substancë natyrale e cila prodhohet ne trupin tonë dhe formon komponente të quajtura proteoglikane dhe glukozaminoglikane. Kërcet përbëhen nga këto komponente që janë të nevojshme për të mbrojtur kockat në nivel të nyjeve duke lejuar lubrifikimin. Kondroitin sulfat stimulon rigjenerimin e kërcit, i cili është indi lidhës që mbështjell skajet e kockave brenda nyjeve. Ai është thelbesor për sigurimin e lëvizjes kërcë/kocka pa fërkime. Kalciumi në kombinim me magnez, zink dhe vitaminë D3 siguron mirëmbajtjen e rregullt të kockave. Kalciumi është mineral i rëndësishëm që luan një rol thelbësor në shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve. Magnezi është mineral dhe është jetik për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e duhur të kockave. Prania e magnezit në formulën tonë është thelbësore për transportin e kalciumit nëpër membranat qelizore. Zinku ndihmon rritjen normale dhe riparimin e indeve rreth nyjeve dhe mbështet funksionin e enzimave të nevojshme për ndërtimin e matrikist kockor. Vitamina D3 ndihmon në absorbimin efikas të kalciumit. Kujdes: Nëse jeni shtatzënë, gjidhënëse  ose merrni  barna të tjera, konsultohuni me mjekun tuaj para përdorimit. Mos e përdorni nëse jeni alergjik ndaj peshkut ose produkteve të peshkut. Ndaloni përdorimin dhe konsultohuni me mjekun nëse ndodhin ndonjë reaksion alergjik. Mbajeni larg fëmijëve.

2.475,00 L 2475.0 ALL 2.475,00 L

2.475,00 L

Not Available For Sale

    This combination does not exist.

    Terms and Conditions
    30-day money-back guarantee
    Shipping: 2-3 Business Days