Onovo Calci-Care
Suplementi më i sigurtë dhe me përthithje maksimale ofron kalcium me 0 papastërti. Kalciumi shtesa ushqimore e kalciumit është e domosdoshme sidomos gjatë periudhës së shtatzanisë. Redukton komplikacionet gjatë shtatzanisë dhe siguron në këtë mënyrë një shtatzani normale. Magnesiumi ky mineral luan një rol thelbësor në metabolizmin e kalciumit. Aktivizon vitaminën D për një përthithje më të mirë të kalciumit. Zinku faza e rritjes e bebit përfshin shumë procese metabolike ku përfshihet dhe ndarja qelizore. Zinku është një ko-faktor shumë i rëndësishëm në ndarjen qelizore, në sintezën e shumë enzimave dhe në sintezën e ADN dhe ARN. Suplementimi i sasive të përshtatshme të zinkut tek fëmijët gjatë rritjes siguron aktivitet normal enzimatik, ndarje normale të qelizave dhe të materialit gjenetik (ADN & ARN). Gjatë shtatzanisë deficienca e Zinkut është lidhur me shumë komplikacione, vonesë në rritje dhe çrregullime kongjenitale të fetusit. Vitamina D3 Ndihmon në përthithjen e kalciumit nga trupi. Aktivizohet në prezencë të magnesiumit dhe ndihmon në metabolizmin normal të kalciumit. Ndihmon në zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit imunitar. Një tabletë 2-3 herë në ditë sipas udhëzimeve të mjekut tuaj.