Onagrine Onaphyline Anti-Wrinkle Night Cream
Kremi i natës kundër rrudhave Onagrine Onaphyline është një kujdes i përditshëm ideal për të gjitha llojet e lëkurave, i cili rigjeneron, forcon dhe zbut lëkurën. Ky produkt i pasur me Onaphyline, një produkt kompleks 100% me origjinë bimore, lufton dukshëm faktorët që ndikojnë në plakjen e lëkurës. Ndihmon në rritjen e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës, zbut dhe zvogëlon edhe rrudhat më të thella duke hidratuar lëkurën.
I pasur me përmbajtje Cyperus rotundus, peptide dhe trëndafilin e Jericho-s, ky krem nate forcon strukturën e shtresave sipërfaqësore të lëkurës duke i dhënë asaj elasticitet dhe hidratim. Ky krem ushqyes antirrudhë me mbrojtje natyrale kundër dehidratimit vepron gjatë natës duke i falur lëkurës butësi e shkëlqim deri në mëngjes. Aplikojeni në mbrëmje në fytyrë dhe qafë.