Okitask 40 mg
Preferohet që produkti të merret pas vakteve. Mos i tejkaloni dozat e rekomanduara: veçanërisht pacientët e moshuar duhet t’u përmbahen dozave minimale të treguara më sipër. Kujdes! Mbajeni larg fëmijëve.
Gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, konsultohuni me mjekun tuaj. Nëse keni sëmundje të veshkave, zemrës, gastrointestinale ose mëlçisë, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit.