Neuralta Brain Power
Neuralta Brain Power është një suplement i dizenjuar për të forcuar sistemin nervor qëndror i cili mund të dobësohet nga mosha apo si pasojë e dhimbjes kronike. Neuralta Brain Power përmban dy fosfolipide: Phosphatidylcholine (PC) dhe phosphatidylserine (PS), të cilët janë esencialë për shëndetin tonë dhe në veçanti për sistemin nervor, pasi ato mbrojnë qelizat e trurit dhe përfshihen në transmetimin e sinjaleve nervore. Kjo formulë paraqitet në formën e kapsulave të lëngshme me Omega 3 për biodisponibilitet më të lartë. Suplementimi me phosphatidylserine është i rëndësishëm pasi shpesh ushqimet e pasura me këtë përbërës nuk janë të mjaftueshëm në dietën tonë ushqimore (si: truri, veshkat, mëlçia dhe peshqit e yndyrshëm si salmoni). Për shkak të pasigurisë mbi burimet e phosphatidylserines nga kafshët (të shkaktuara nga viruset që mund të gjenden në to), fosfatidilserina nuk prodhohet më nga truri i lopëve por nga soja e cila sjell fosfatidilserinë me efikasitet të njejtë. Neuralta Brain Power përmban 20% phosphatidylserine të derivuar nga soja. Neuralta Brain Power gjithashtu përmban Docosahexaenoic acid (DHA), një acid yndyror i pangopur Omega-3, i cili është një komponent esencial për shëndetin tonë, pasi është një nga blloqet ndërtuese të membranave të qelizave, kontribuon në fluiditetin e tyre, fleksibilitetin dhe përshkueshmërinë. është acidi yndyror që gjendet në sasinë më të madhe në trurin tonë dhe në retinën e syrit. Luan një rol thelbësor në funksionimin e receptorëve të proteinave dhe receptorëve post-sinaptik për neurotransmetimin.