NeoStrata Triple Firming Neck Cream
NeoStrata Triple Firming Neck Cream Krem antirrudhë i dizenjuar për të luftuar shenjat e dukshme të moshës, për një lëkurë më të tonifikuar dhe dukshëm më të re në zonat e qafës dhe dekoltesë. Përbërja unike, formula SynerG 12.0, është e bazuar në 3 përbërës të vërtetuar klinikisht që ndihmojnë në ndërtimin e matriksit të lëkurës, secila me një veprim unik, për të maksimizuar efektin e rigjenerimit të lëkurës. Aminoacidet ndihmojnë në stimulimin e prodhimit të pre-kolagjenit në shtresat e thella të lëkurës, ndërkohë që NeoCitriate ndihmon në prodhimin e kolagjenit të ri dhe NeoGlucosamine ndërton matriksin e lëkurës që rrethon kolagjenin. Këto 3 përbërës efektivë punojnë bashkë për ta tonifikuar lëkurën, për të rritur volumin dhe për të luftuar kundër varjes së lëkurës. NeoGlucosamine gjithashtu vepron si një eksfoliues i butë që ndihmon në reduktimin e shfaqjes së diskolorimeve dhe njollave të errëta në zonën e dekoltesë. Veprimi fuqizohet nga ekstrakti i qelizave staminale të mollës të cilat ndihmojnë në mbajtjen e një lëkure të re. Ideale për: rrudha, lëkurë të varur, diskolorime, njolla Ideale për këto tipe lëkurash: lëkurë normale, lëkurë e yndyrshme, lëkurë e thatë Aplikojeni butësisht në qafë dhe dekolte dy herë në ditë.