Neostrata Restore Bionic Lotion
Neostrata Restore Bionic Lotion Ky locion i lehtë pa aromë zbut, qetëson, trajton dhe hidraton lëkurën e thatë.
Formuluar me 12% glukonolaktone, 3% acid laktobionik dhe vitaminë E është kujdesi ideal për pacientët me lëkurë të ndjeshme, shumë të thatë, me petëzim, përfshirë këtu ata që kanë ekzemë, psoriasis dhe xerozë. Gjithashtu është i përshtatshëm për t’u përdorur në vijim të proçedurave me lazer, përfshirë edhe heqjen e flokëve. Tekstura e saj e bën lëkurën të ndjehet dhe të duket më e shëndetshme dhe rrezatuese. Locioni mbron nga stresi osidativ dhe dëmtimi nga agresorët mjedisorë. Përdorimi i shpeshtë bën të mundur hidratimin dhe qetësimin e lëkurës së irrituar dhe gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e shfaqjes së linjave dhe rrudhave të imëta. Aplikojeni në fytyrë, duar dhe/ose trup dy herë në ditë.