NeoStrata Oily Skin Solution
Locion me acid glikolik që eksfolion, ndihmon në pastrimin e poreve dhe largon yndyrën e tepërt nga sipërfaqja. Mund të përdoret pas pastrimit të lëkurës ose dhe gjatë ditës për të mbajtur lëkurën të freskët dhe të pastër. I përshtatshëm për lëkurat jo të ndjeshme. Pa parfum Ideale për këto tipe lëkurash: lëkurat e yndyrshme, me tendencë për akne Aplikoni me dorë ose me një pambuk në fytyrë, dekolte, shpinë ose në zona të tjera ku ka imperfeksione, një herë në ditë për dy javë dhe më pas dy herë në ditë. Rekomandohet përdorimi i përditshëm i një kremi mbrojtës nga dielli.