NeoStrata Clarify Gel Plus
Kjo formulë e fuqishme është ideale për personat që kanë përdorur Acidin Glikolik dhe për ato që preferojnë një xhel të lehtë, që përthithet shpejt, i përshtatshëm për lëkurat e yndyrshme dhe me tendencë aknesh. Acidi Glikolik ndihmon në korrigjimin e shenjave të dukshme të moshës, pore të zmadhuara, teksturë jo e njëtrajtshme si dhe stimulon sintezën e kolagjenit për një lëkurë më të re. Si një eksfoliues i fuqishëm, kjo formulë mund të ndihmojë në qetësimin e qimeve që rriten nën lëkurë, në fytyrë, qafë ose në zona të tjera. Ju duhet ta përdorni këtë produkt vetëm pas një periudhe trajtimi me NeoStrata Skin Smoothing lotion (10% AHA). Ideale për: personat që kanë përdorur AHA dhe preferojnë një xhel të lehtë, lëkurë e yndyrshme ose me akne, qime që rriten nën lëkurë. Ideale për këto tipe lëkurash: lëkurë e yndyrshme, me akne Udhëzime mbi përdorimin Aplikoni në fytyrë ose në zonat e tjera që dëshironi një herë në ditë për dy javë dhe dy herë në ditë më pas, sipas tolerimit të lëkurës. Rekomandohet përdorimi i rregullt i një kremi mbrojtes ndaj diellit. Kujdes: Produktet qe permbajne Alfa Hidroksi Acide mund te shkaktojne djegie, skuqje dhe irritim ne lekure. Per disa ky mund te jete pjese e procesit normal, e cila permireson lekuren pas trajtimit.