Mylan Brufen 400mg
Brufen përmban 400mg ibuprofen. Brufeni mund të përdoret për të lehtësuar dhimbjen dhe inflamacionin në gjëndje si osteoartriti, artriti reumatoid (duke përfshirë artritin reumatoid juvenil ose sëmundjen e Still), spondiliti ankiIozant, kyçet e ënjtura, supi i ngrirë, bursite, tendinite, tenosinovite, dhimbje e fundit të shpinës, ndrydhje dhe tërheqje.
Brufeni mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar situata të tjera të dhimbshme si dhimbje dhëmballe, dhimbje pas operacioneve, dhimbje të menstruacioneve dhe dhimbje koke duke përfshirë dhe migrenën. Ndiqni udhëzimet e mjekut se kur dhe si të përdorni tabletat dhe kontrolloni etiketën mbi shishe. Gjithashtu dhe farmacisti mund t’ju ndihmojnë nëse nuk jeni të sigurt.
Tabletat Brufen mund të merren dhe pa ngrënë, me pak ujë.
Megjithatë, një numër i vogël i njerëzve mund të kenë keqtretje të lehtë nga Brufeni.
Nëse ndodh kjo gjë, atëhere duhet t’i merrni tabletat me pak ushqim ose qumësht. Të rriturit:Doza e zakonshme ditore është 600 mg deri 1800 mg, të shpërndara në disa marrje në ditë. Mjeku mund të vendosë për të rritur dozën në varësi të simptomave tuaja, por jo më shumë se 2400 mg në një ditë.