Mustela Krem kundër krustave të qumështit

https://farmacisara.al/web/image/product.template/4356/image_1920?unique=938f1b7

Krustat e qumështit janë skuama lëkure të zakonshme tek bebet e sapolindura. Lëkura, akoma e pamaturuar e të sapolindurit përballet me shumë agresione të jashtme dhe mjedisore. Që nga ditët e para, lëkura e kokës (dhe / ose e ballit) të fëmijës mund të reagojë dhe të formojë koricka të vogla ngjyrë kafe. Këto krusta të qumështit nuk janë të lidhura me ushqyerjen e bebes, por me një sekretim të lartë të sebumit për të formuar një shtresë mbrojtëse në lëkurë. Krustat e qumështit mund të shkaktojnë ndjesi kruarjeje dhe diskomforti tek fëmija gjatë krijimit te tyre. Përkujdesja Soin Croûtes de lait Mustela është krijuar posaçërisht për lëkurën e të sapolindurve: qetëson dhe hidraton lëkurën e kokës për të larguar krustat e qumështit dhe kufizon rishfaqjen e tyre që nga dita e parë e lindjes. Qetëson dhe zbut krustat e qumështit tek bebet dhe të porsalindurit. Eliminon skuamat dhe ndihmon në mbajtjen pastër të lëkurës së kokës që nga dita e parë e lindjes, duke përfshirë edhe neonatët. Përbërës veprues me origjinë natyrale i patentuar ekstrakt avokadoje: ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës së kokës së bebes. Aplikohet mbi krustat e qumështit të bebes tuaj dhe masazhohet lehtësisht. Lihet të veprojë gjatë gjithë natës dhe pastrohet me Shampon shkumuese Mustela.

1.500,00 L 1500.0 ALL 1.500,00 L

1.500,00 L

Not Available For Sale

    This combination does not exist.

    Terms and Conditions
    30-day money-back guarantee
    Shipping: 2-3 Business Days