Microlife Aparat per matjen e presionit te gjakut BP A6 PC
Aparati i tensionit Microlife BP A6 PC është për matjen e tensionit në kushtet e shtëpisë me teknologji të zbulimit të fibrilacionit për parandalimin e goditjes (stroke). Aparati i krahut që mat presionin e gjakut Microlife BP A6 PC është i testuar klinikisht nga Shoqata Britanike e Hipertensionit dhe ofron matje të besueshme dhe të thjeshta. Fibrilacioni arterial është një faktor i rëndësishëm në shkaktimin e një goditjeje (stroke). Duke inkorporuar detektorin e fibrilacionit arterial, Microlife ndjek direktivat e fundit të shoqatës Europiane të Hipertensionit për monitorimin në shtëpi të tensionit dhe për pacientët hipertensivë. E testuar klinikisht në gra shtatzanë dhe pacientë me preeklampsi, diabet, sëmundje të veshkave, obezitet dhe fibrilacion arterial.