La Roche Posay Cicaplast B5 Serum

https://farmacisara.al/web/image/product.template/6914/image_1920?unique=ab1bd21

Serum për fytyrën ultra riparues, ultrahidratues, i provuar klinikisht ndihmon në riparimin e barrierës së lëkurës në vetëm 1 orë. Formula ekskluzive me efekt “barriere” formon një shtresë të hollë në lëkurë për të ndihmuar në mbrojtjen nga agresorët e jashtëm dhe për të nxitur rikuperimin më të mirë të lëkurës. Cicaplast Serum B5 ndihmon në njësimin e tonit të lëkurës dhe përsosjen e strukturës së lëkurës për një pamje të shëndetshme. I formuluar posaçërisht për lëkurën e dehidratuar, të irrituar, dhe pa shkëlqim. I përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme ndaj agresorëve të përditshëm, si era, temperaturat ekstreme, ndotja, mbajtja e maskave, gjithashtu edhe për trajtime dermatologjike. Përbërësit aktivë: I pasur me një përqendrim të lartë të vitaminës B5 (10%), formula ndihmon në rritjen e hidratimit dhe reduktimin e humbjes së ujit trans-epidermal, për të përforcuar barrierën e lëkurës dhe për të mbrojtur lëkurën nga agresorët e mëtejshëm. Formulë minimaliste hipoalergjike: Formula e butë minimaliste, pa aromë është projektuar posaçërisht për lëkurën e dehidratuar, të irrituar dhe të ndjeshme. E testuar dhe ri-testuar për efikasitetin e saj, formula është hipoalergjike dhe e përshtatshme për t’u përdorur në të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën e ndjeshme. Aplikoni 1-2 pika në mëngjes dhe në mbrëmje në fytyrë dhe qafë në fytyrën e sapo pastruar dhe para kremit hidratues. Aplikojeni butësisht në fytyrë dhe qafë derisa serumi të përthithet plotësisht. Prisni të paktën një minut përpara se të aplikoni produkte të tjera për kujdesin e lëkurës.

5.690,00 L 5690.0 ALL 5.690,00 L

5.690,00 L

Not Available For Sale

    This combination does not exist.

    Terms and Conditions
    30-day money-back guarantee
    Shipping: 2-3 Business Days