Holland & Barrett Kids Vitamin D 400 IU (3 vjeç+)
Holland & Barrett Kids Vitamin D në formën e xhelatinave të përtypshme të vitaminës D janë ideale për fëmijët e moshës 3 vjeç+, me një aromë të këndshme manaferre që ata me siguri do ta pëlqejnë. Një xhelatinë i jep vogëlushit tuaj sasinë e nevojshme ditore të vitaminës D për rritjen dhe zhvillimin normal të sistemit kockor dhe për të ndihmuar në ndërtimin e imunitetit të tyre. Ndryshe nga të rriturit që janë në gjendje të marrin të gjithë vitaminën D që u nevojitet duke pasur një dietë të shëndetshme të ekuilibruar dhe duke u ekspozuar në rrezet e diellit, është e rëndësishme të mbani mend se fëmijët nën 5 vjeç nuk arrijnë të plotesojnë nevojat ditore nëpermjet këtyre burimeve, kështu që marrja e një suplementi si ky do tju sigurojë dozën efikase ditore të vitaminës D. Si kalciumi ashtu edhe vitamina D janë lëndë ushqyese thelbësore të nevojshme për ruajtjen e dhëmbëve dhe kockave. Vitamina D gjithashtu mbështet një sistem të shëndetshëm imunitar dhe ndihmon në zhvillimin e muskujve. Një xhelatinë e përtypshme në ditë. Mos e tejkaloni dozën e deklaruar.