Geek & Gorgeous Cheer Up
Teksturë e lëngshme, e cila përthithet menjëherë dhe është e krijuar për të trajtuar problematikat e lëkurave mikse/yndyrshme në mënyrën më efikase të mundshme. Kjo dyshe fantastike (acid mandelik dhe acid salicilik) vepron si në sipërfaqe të lëkurës ashtu edhe brenda saj dhe ka veti anti inflamatore dhe anti bakteriale. Të dy këta acide bashkohen nga Sarcosine, një derivat aminoacid, që ndihmon në ngushtimin e poreve të mëdha si dhe balancimin e yndyrës. Duke u përdorur rregullisht, Cheer Up lufton disa nga problemet tipike të lëkurave me tendencë akneike si poret e zmadhuara, yndyra e tepërt, pikat e zeza, aknet dhe shenjat post-akne. Cheer Up nuk irriton dhe nuk than lëkurën dhe është miku më i mirë për lëkurat mikse/yndyrshme dhe me akne, është produkti më i shitur i Geek & Gorgeus që ka fituar cmimin Beauty Award si eksfolianti më i mirë në Hungari. Mund të përdoret nga të gjithë, por rekomandohet veçanërisht për lëkurat mikse që luftojnë me aknet, pikat e zeza, prodhimin e tepërt të yndyrës dhe poret e zmadhuara. Është gjithashtu mjaft i butë për t’u përdorur në lëkurë të ndjeshme dhe të prirur ndaj skuqjes. Lloji i lëkurës: Mikse, të yndyrshme, sensitive. Problematika e lëkurës: Lëkurë akneike, pika të zeza, prodhim i tepërt i yndyrës dhe pore të zmadhuara.