Geek & Gorgeous A-Game 10
Geek & Gorgeous A-Game 10 RetinAL është “vëllai i madh” i përbërësit më të fuqishëm antirrudhë, retinOL. Ndërkohë që retinOL kërkon 2 procese konvertimi për të arritur formën aktive, acid retinoik (aka tretinoin), retinAL kërkon vetëm 1 proces konvertimi në acid retinoik që është forma aktive që njohin qelizat e lëkurës. është provuar klinikisht që retinAL është 11 herë më i shpejtë se retinOL për arritjen e rezultateve. Pasi konvertohet në acid retinoik, ai ndihmon qelizat të prodhojnë më shumë kolagjen dhe elemente të tjerë të strukturës duke e bërë lëkurën të duket më e re dhe e tendosur. Gjithashtu ai përshpejton procesin e rigjenerimit qelizor të shtresës së sipërme të lëkurës duke e bërë atë më të lëmuar. A-Game është një produkt i domosdoshëm antirrudhë, por ai ndihmon gjithashtu me problematika të tjera të lekurës sic janë: hiperpigmentimi dhe lëkura e yndyrshme/akneike. Për të shpjeguar fortësinë e tij, ne e krahasojmë 0.1% retinAL si nje produkt me retinOL me përqëndrim të mesëm-të lartë ( 0.5 1% retinOL), por me shumë më pak irritime dhe rezultate shumë më të shpejta. Lloji i lëkurës
Ideal për lëkurat mikse, të yndyrshme. Problematika e lëkurës
Rrudhat e para të mimikës, rrudhat, humbja e elasticitetit, hiperpigmentimet. Tekstura
Emulsion i lehtë si mëndafsh me ngjyrë të verdhë.