Froika AHA-8 Krem eksfoliues natyral
Krem eksfoliues natyral me 8% Alfa-Hidroksi Acide. Ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, duke riaktivizuar procesin e deskuamimit natyral të lëkurës. Korrekton efektivisht shenjat e plakjes, plakjes së parakohshme dhe fotoplakjes. Falë Acidit Hialuronik rivendos dhe mban hidratimin e lëkurës. Flavonoidet i japin efekt antioksidant dhe anti-rrudhë. Vitaminat A, C dhe E e mbrojnë kundër radikaleve të lira. Efektiv përpara dhe pas procedurave dermatologjike si peeling (TCA, AHA), dermabrazion dhe mikrodermoabrazion, lazer. Teksturë jo e yndyrshme, përthithet lehtësisht. Lëkura bëhet më e butë, ka shkëlqim natyral dhe është e shëndetshme. Përdoreni fillimisht një herë në ditë (darkë) javën e parë dhe më pas përdoreni 2 herë në ditë. Aplikojeni kremin në lëkurë me lëvizje rrethore derisa të përthithet. Mund të ndjeni pak pickime në lëkurë, por kjo është e përkohshme. Nëse e përdorni në mëngjes, ju duhet të aplikoni një krem me mbrojtje të lartë para se të dilni.