Ducray Argeal Shampo për flokë të yndyrshëm
Ducray Shampo Argeal për flokë të yndyrshëm (sebo-absorbuese) Ducray Argeal Sebum-Absorbing Shampoo është një shampo e formuluar posaçërisht për kujdesin dhe pastrimin e skalpit dhe flokëve të yndyrshëm. Kjo shampo është e përqendruar fort në Kaolinë, e cila përthith butësisht tepricën e sebumit në skalp. Gjithashtu përmban Sabal Serrulata e cili zvogëlon sekretimin e sebumit. Flokët tuaj do duken më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim. Testuar nën kontroll dermatologjik. Aplikohet çdo ditë mbi flokë të lagur, duke e masazhuar me mollëzat e gishtave. Lihet të veprojë për 3 minuta, dhe më pas shplahet.