DoppelHerz Vitamin D 1000 I.E
DoppelHerz Vitamin D 1000 I.E “Vitamina e diellit” një rreze shkëlqimi për shëndetin. Kërkimet e fundit kanë treguar se Vitamina D ka shumë përfitime shëndetësore. Sidoqoftë, për shumë njerëz, asimilimi nga ushqimi nuk është i mjaftueshëm. Vitamina D, e njohur gjithashtu si “Vitamina e Diellit”, prodhohet, në krahasim me vitaminat e tjera, në lëkurë, pas ekspozimit në rrezet e diellit që përmbajnë dritë ultraviolet B. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për thithjen dhe fiksimin e Kalciumit dhe Fosforit në trup dhe rrjedhimisht në ruajtjen e shëndetit të sistemit kockor dhe dhëmbëve. Përveç kësaj, Vitamina D ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit normal të sistemit muskulor, merr pjesë në procesin e ndarjes së qelizave dhe ndërhyn në funksionimin e sistemit imunitar. Për një konsum optimal ditor të Vitaminës D rekomandohet Doppelherz aktiv Vitamin D 1000 IU. Tabletat Doppelherz aktiv Vitamin D 1000 IU janë të nevojshme për plotësimin e dietës, në rast të rritjes së nevojës për vitaminë D ose në rast të mungesës së saj. Merrni 1 tabletë çdo ditë me lëng të mjaftueshëm pa e përtypur. Kujdes: Nuk është i përshtatshëm për fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna.