DoppelHerz Vital Materna Plus, për shtatzaninë dhe gjidhënien
Kërkimet e fundit shkencore kanë treguar që një marrje e rregullt e vitaminave, mineraleve dhe nutrientëve 2 muaj para konceptimit ka një impakt pozitiv në shëndetin e fëmijëve që do lindin. Acidi folik është i nevojshëm për mbylljen e duhur të tubit neural, i cili ndodh midis ditës së 22 dhe 28 të shtatzanisë, kur femra mund të mos dijë që është shtatzanë. Kjo është arsyeja pse këshillohet që femrat që duan fëmijë të konsumojnë çdo ditë acid folik të paktën 4 javë para konceptimit. Acidet yndyrore Omega-3, në veçanti DHA, janë të rëndësishme për zhvillimin e syve dhe të trurit të fetusit. Vitamina C ndihmon sistemin imunitar dhe ul rrezikun e anemisë duke favorizuar stimulimin e hekurit. Vitamina E është një antioksidant i membranës qelizore duke ngadalësuar plakjen qelizore. Vitamina D ndihmon në fiksimin e kalciumit në kocka. Vitamina B1, niacina, vitamina B6 dhe acidi pantotenik luajnë rol të rëndësishëm në përthithjen e nutrientëve dhe çlirimin e energjisë nga sheqernat dhe yndyrnat. Vitamina B2 është e përfshirë në funksionet qelizore dhe në balancën e sistemit nervor. Biotina ndihmon në shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve. Jodi është i rëndësishëm në prodhimin e hormoneve të tiroides, që kontrollojnë një sërë procesesh si rritja, metabolizmi energjitik dhe zhvillimi i trurit dhe kockave të fetusit. Hekuri është i nevojshëm për formimin e hemoglobinës dhe për transportin e oksigjenit. Zinku ka një funksion të rëndësishëm në rigjenerimin dhe mbrojtjen qelizore. Së bashku me vitaminën C forcojnë sistemin imunitar. Magneziumi aktivizon disa enzima dhe influencon metabolizmin energjitik dhe sistemin neuromuskulor. Këshillohet marrja e 1-2 kapsulave në ditë me ujë. Mos e përtypni.