DoppelHerz Collagen 3000 Liquid
DoppelHerz Collagen 3000 Liquid Kolagjeni është një përbërës shumë i rëndësishëm i lëkurës sonë.
Në moshë të rë lëkura është më e fortë, më elastike, më e lëmuar dhe pa rrudha. Sidoqoftë, me kalimin e viteve formimi i kolagjenit zvogëlohet, lëkura fillon dehidratohet, bëhet më e thatë dhe ka tendencë të krijojë rrudha. Indi lidhor nën shtresën e sipërme të lëkurës tek të rinjtë përbëhet nga 80% kolagjen, por në moshën 25 vjeç prodhimi i tij bie. Përveç kësaj faktorë të jashtëm siç janë rrezatimi UV nga dielli dhe jetesa jo e shëndetshme ku mund të përfshihen nikotina, alkooli, ushqimi i shpejtë përshpejtojnë uljen e sasisë së kolagjenit. Pasojat e uljes së prodhimit të kolagjenit janë të dukshme që nga mosha 30 vjeç. Përdorimi i rregullt i vitaminave dhe mineraleve ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës. Një bustinë e lëngshme Doppelherz Collagen përmban 3000 mg hidrolizat kolagjeni, si dhe vitamina dhe elementë me shije të këndshme frutash. I përshatshëm për fëmijë mbi 12 vjec. Konsumojeni në rrugë orale vetëm një bustinë në ditë.