DoppelHerz B-Complex Depot

https://farmacisara.al/web/image/product.template/4125/image_1920?unique=d24fe15

Mirëqenia fizike dhe performanca influencohen nga faktorë të ndryshëm. Këtu përfshihet aktiviteti fizik dhe një dietë e shëndetshme. Stresi i jetës së përditshme kërkon energji dhe nerva të forta. Vitaminat B kompleks përbëhen nga 8 vitamina në total: acidi folik, Vitamina B1, Vitamina B2, Vitamina B6, Vitamina B12, acidi pantotenik, niacin dhe biotin. Si përbërës i koenzimave, vitaminat B luajnë rol “në prodhimin e energjisë nga dieta”. Vitaminat biotin, niacin, vitaminat B1, B2, B6 dhe B 12 kontribuon në metabolizmin energjitik dhe në funksionimin normal të sistemit nervor. Acidi pantotenik luan rol në performancën normale mendore. Vitaminat B6 and B12 kontribuojnë në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut, e cila mundëson transportin e oksigjenit në gjak. Gjithashtu ato kontribuojnë në funskionimin e sistemit imunitar. Acidi folik luan rol në ndarjen qelizore dhe është i përfshirë në formimin e gjakut. Acidi folik, së bashku me vitaminat B6 dhe b12, ndihmojnë në mbajtjen e nivelit normal të homocisteinës. Vitamina B1 kontribuon në funksionimin normal të zemrës. Dieta jonë ka një impakt të madh në ushqyerjen e trupit tonë. Një dietë jo e balancuar dhe e njëanshme, dietat që zgjasin, si dhe intolerancat ushqimore mund të jenë shkak i marrjes jo të plotë. Personat që ndjekin dietë vegjetariane ose vegane duhet të jenë të kujdesshëm të zëvendësojnë ato që nuk i marrin nga ushqimet shtazore. Kritike është vitamina B12, e cila gjendet më së tepërmi në ushqimet me origjinë shtazore.

1.150,00 L 1150.0 ALL 1.150,00 L

1.150,00 L

Not Available For Sale

    This combination does not exist.

    Terms and Conditions
    30-day money-back guarantee
    Shipping: 2-3 Business Days