DoppelHerz A-Z Depot

https://farmacisara.al/web/image/product.template/5129/image_1920?unique=3604c77

Një sasi optimale e vitaminave , mineraleve dhe elementëve gjurmë esenciale është një kriter i rëndësishëm për mirëfunksionimin e organizmit.  Këto shtesa ushqimore nuk mund të sintetizohen nga trupi jonë, prandaj ne duhet që çdo ditë ti sigurojmë trupit sasitë e nevojshme. Mungesa e çdo njërit prej këtyre përbërësve në organizëm mund të dëmtojë funksionimin optimal të proçeseve metabolike.  Një dietë e pasur me fruta, perime, drithëra, produkte bulmeti dhe konsumi i peshkut janë burimet natyrore prej nga trupi furnizohet me këto përbërës esencial. Nga një dietë e pabalancuar, sasia e vitaminave, mineraleve dhe elementëve gjurmë është shpeshherë nën atë optimale. Për më tepër, disa vitamina dhe minerale, ku përfshihen dhe vitaminat e tretshme në ujë si vitamina C, B1, B2 dhe B6 mund të ruhen për një kohë të shkurtër nga organizmi.
Sasitë e tepërta të vitaminës C të marra menjëherë mund të ekskretohen nga trupi të papërdorura, duke bërë që të mos jenë në dispozicion të trupit atëherë kur organizmi ka nevoja të rritura. Kjo është pikërisht koha kur trupi ka nevojë më shumë për nutrientë për të mirëmbajtur mekanizmat mbrojtës të qelizave.

Formulimi është i tillë që tabletat të shërbejnë si një formë ruajtëse (depo) e nutrientëve në organizëm ku nutrientët çlirohen me kalimin e orëve duke e furnizuar trupin për një kohë më të gjatë. Personat që përballen me lodhje fizike apo stres në pune kanë nevoja të ndryshme për nutrientë. Formulimi i tabletave DoppelHerz® A-Z Depot është bërë duke studiuar këto grupe individësh. Nutrientë të caktuar si vitamina C, vitamina E dhe vitaminat B janë përshtatur me nevojat specifike të ndryshuara të organizmit.
Tabletat e Doppelherz® përmbajnë gjithashtu, Luteinë, një karrotenoid (‘carotenoid’) që ka rol kyç në shëndetin e syve.

1.360,00 L 1360.0 ALL 1.360,00 L

1.360,00 L

Not Available For Sale

    This combination does not exist.

    Terms and Conditions
    30-day money-back guarantee
    Shipping: 2-3 Business Days