Dompe Fluifort shurup
Indikacionet terapeutike
Mukolitik, fluidifikues në çrregullimet respiratore akute dhe kronike. Dozimi dhe mënyra e dhënies
Brenda kutisë gjendet një enë dozuese i graduar në ml.
Për të hapur amballazhin është e nevojshme që të shtypet me forcë tapa dhe të rrotullohet njëkohësisht në të kundërt të akrepave të ores(anti-orar). Në bazë të karakteristikave farmakokinetike dhe të tolerancës së lartë,doza dhe mënyra e dhënies mund të ruhet edhe në pacientët me insufiçencë renale dhe hepatike. Kohëzgjatja e trajtimit:
Karbocisteinë kripë e lizinës monohidrat mund të përdoret edhe për periudha të gjata kohore, në këto raste duhet të ndiqet këshilla e mjekut. Kundërindikacionet Paralajmerime tëveçanta dhe masa paraprake për përdorim.
Nuk vërehen shenja të vartësisë.
Pacientët me probleme të rralla të intolerancës ndaj glukozës, keqabsorbimit të glukozës galaktozës ose insufiçencë e enzimës saharoze izomaltoze nuk duhet të marrin këtë bar.
Bari përmban metil para idroksibenzoat, i njohur për aftësine për të shkaktuar urtikarie.
Në përgjithësi para idroksibenzoati mund të shkaktojë reaksione të vonuara, tipe të dermatit të kontaktit dhe rrallë reaksione të menjëhershme me shfaqje të urtikaries dhe bronkospazmes.
Fluifort 90mg/ml shurup nuk përmban glutine, prandaj mund të përdoret tek pacientët me sëmundje celiake. Fluifort 90mg/ml shurup nuk përmban aspartame, prandaj mund të përdoret në pacientët e prekur nga fenilketonuria. Ndërveprimet me barnat e tjerë dhe format e tjera të ndërveprimit
Në studimet klinike të kontrollit nuk janë vërejtur ndërveprime me barnat e tjerë dhe format e tjera të ndërveprimit.
Në studimet klinike të kontrollit nuk janë vërejtur ndërveprime me barnat më të zakonshëm që përdoren për trajtimin e çrregullimeve të rrugëve të sipërme dhe të poshme respiratore apo me ushqimin.