Curasept Shplarës ADS (CHX 0.2 + Hamamelis)
Shplarës Curasept ADS 020 me 0.2% klorheksidinë dhe me Hamamelis (Hamamelis Virginiana) dhe ndihmon në mbajtjen e mishrave të dhëmbëve të shëndetshëm sidomos në rastet e skuqjeve dhe kur ato kanë tendencë të gjakosen. Ky shplarës indikohet në rastet e: Pa alkol për të parandaluar irritimin e mëtejshëm dhe dhimbjet në kavitetin oral. Përmban Sistemi Anti-Discoloration ADS që parandalon njollat e dhëmbëve, një efekt tipik anësor i produkteve të tjera me klorheksidinë. Kujdes! Vetëm për përdorim të jashtëm. Mos e gëlltisni. Mbajeni larg fëmijëve. Mbajeni larg nga drita dhe nxehtësia. Shplani gojën për rreth një minutë me 10ml shplarës të paholluar. Përsëriteni 2 herë në ditë, pas vakteve kryesore. Rekomandohet të përdoret pas larjes së dhëmbëve. Mundohuni të shmangni sa më shumë pirjen e duhanit dhe ushqimet që mund të lëshojnë ngjyrë (si kafja apo çaji) të paktën një orë pas trajtimit. Vazhdoni me përdorimin për të paktën 7-14 ditë.