Curasept Biosmalto, pastë për dhëmbë sensitiv
Curasept Biosmalto, pastë për dhëmbë sensitiv Veprimi i kombinuar i mikrokristaleve specifike mbron dhe rindërton indet e forta të dhëmbëve dhe zvogëlon ndjeshmërinë falë lidhjes me klorurin e stronciumit, i cili mbyll tubulat dentinale. Kjo pastë dhëmbësh rrit rezistencën ndaj sulmeve acidike nga bakteret, ushqimet, pijet dhe refluksi gastroezofageal.
Zvogëlon shpejt ndjeshmërinë e dhëmbëve. Parandalon prishjen e dhëmbëve dhe pengon formimin e pllakave. Riparon dhe rimineralizon smaltin dhe dentinën. Mbron nga erozioni acid dhe gërryerja. Përdoreni dy herë në ditë, deri në zhdukjen e simptomave.
Nuk është e nevojshme të shpëlahet.