Chicco Shampo për trup dhe flokë (0m+)
Chicco shampo për flokë dhe trup pastron me butësi dhe delikatesë flokët e fëmijës suaj dhe lëkurën që nga ditët e para. Nuk shkakton irritim të syve, zbut flokët dhe i lë të lehta për tu krehur. Kjo shampo shplahet me lehtësi dhe respekton pH fiziologjik të lëkurës. Aplikoni një sasi të vogël produkti në dorën tuaj dhe masazhojeni me butësi në flokët dhe trupin e fëmijës. Ideal për përdorim që nga ditët e para pas lindjes.