Buona PEGinpol pluhur për suspension oral
PEGinpol është një preparat mjekësor me veprim laksativ , nëpërmjet një mekanizmi të tipit osmotik, rregullon intestinin në mënyrë natyrale. PEGinpol është veçanërisht i indikuar në konstipacionin kronik dhe në rastet e crregullimeve intestinale të herë pas hershme. Falë lidhshmërisë me ujin, PEGinpol zbut feçet duke lehtësuar jashtëqitjen pa shkaktuar dhimbje abdominale. Efikasiteti i tij nuk reduktohet me kohën. Nuk përthithet, as fermentohet në intestin, nuk irriton mukozën dhe eleminohet me feçet.
Kujdes ! Doza më e saktë e përditshme sipas grupmoshave mund të vendoset në bazë të peshës së fëmijës dhe në bazë të shkallës së konstipacionit. Pluhuri shkrihet në ujë, për çdo lugë (e barabartë me 2 g) nevojitet rreth ¼ e gotës me ujë (rreth 25 ml).
Ju mund ta ndani dozën e përditshme në disa doza.
Eshtë e këshillueshme të pihet PEGinpol në mes të ngrënies.