Biorga Mycogel xhel për pastrimin e lëkurave të ndjeshme dhe të irrituara (fytyrës, trupit, skalpit)
Mycogel Foaming Cleansing Gel është një xhel i rekomanduar për pastrimin e fytyrës, trupit, skalpit të lëkurave të ndjeshme dhe të irrituara. Formula e saj me një bazë të butë pastron butësisht lëkurën duke respektuar balancën e saj pa e tharë atë. Përmban zink, bakër, vaj melaleuca, duke kufizuar shtimin e mikroorganizmave përgjegjëse për irritimin dhe duke qetësuar ndjesinë e diskomfortit. Rekomandohet në rastet e lëkurës së ndjeshme të fytyrës, kokës, trupit, e shoqëruar me skuqje dhe skuama; në personat me dermatit seborrheik, psoriazë, ekzemë, mykozë. Pa paraben, phenoxyethanol. Hipoalergjik, jo komedogjenik. Në skalp përdoreni si shampo 2-3 herë në javë Në fytyrë dhe trup 1-2 herë në lëkurë të lagur dhe më pas e shplani.