Betadinë tretësirë për përdorim në lëkurë
Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju. Këtë bar mund ta blini pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut.
Pavarësisht kësaj,duhet ta përdorni me kujdes këtë bar në mënyrë që të keni rezultate më të mira prej tij.
Ruajeni fletëudhëzuesin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
Drejtohuni farmacistit nëse ju nevojitet me shumë informacion apo këshillë.
Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo nuk përmirësohen pas ditëve, patjetër drejtohuni mjekut! Përmbajtja e fletëudhëzimit: Substanca aktive është povidoni i jodizuar.
Substancat ndihmëse janë: Jodati i kaliumit, gliceroli, nonoksinol 9, hidroksidi i natriumit, fosfat dihidrati i natriumit, monohidrati i acidit citrik, ujë i purifikuar. Përmbajtja: 100 ml tretësirë përmbajnë 10 g povidon, i jodizuar (ekuivalent me 1 g jod të vlefshëm). Forma farmaceutike
Tretësirë e kthjellët me ngjyrë të kuqe- kafeje dhe me aromë specifike. Si vepron Betadine? Povidone-iodine ka veti dezinfektuese dhe antiseptike. Është aktiv kundër një numri të madh të bakterieve , kërpudhave, viruseve, protozoave dhe sporeve. Kur përdoret Betadine? Tretësira për lëkurë Betadine përdoret për trajtimin e këtyre gjendjeve: