ATC Çaj për Stomakun

https://farmacisara.al/web/image/product.template/7186/image_1920?unique=ab1bd21

Përbërja: Kamomil, bar blete, menta, peperta, kim fushe, borzilok, fom mjeksor, rrënjë sanzi, kumin, lule bliri etj. Vetitë kuruese: Kamomili, gjethja e mendrës dhe bari i bletës përmbajnë esencë dhe substanca të tjera, të cilat veprojnë kundër gazeve të zorrëve dhe çrregullimeve të stomakut. Lulja e njëmijëfletëshit në sajë të esencës, substancës së hidhur akileine, liron spazmat e muskulaturës së butë dhe qetëson ngërçet e stomakut. Borziloku qetëson dhimbjet dhe është efikas kundër pezmatimit kronik të stomakut si dhe çrregullimeve të tubit tretës. Fomi mjeksor vepron në muskulaturën e lëmuar duke përshpejtuar peristaltikën e zorrëve, ndihmon metabolizmin dhe përmirëson punën e stomakut. Bimët e këtij çaji kanë veti qetësuese duke ulur dhimbjet e stomakut dhe duke përmirësuar ndjeshëm funksionalitetin e tij. Përgatitja: Një lugë (gjelle) nga përzjerja (çaji) hidhet në një filxhan me ujë të valuar dhe lihet i mbuluar për 5-10 minuta. Kullohet dhe pihet i ngrohtë ose i ftohtë, i ëmbëlsuar ose jo, pas buke Çaj për Stomakun 80g

190,00 L 190.0 ALL 190,00 L

190,00 L

Not Available For Sale

    This combination does not exist.

    Terms and Conditions
    30-day money-back guarantee
    Shipping: 2-3 Business Days